Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka njoftuar për dy aksidente trafiku, që kanë përfunduar me lëndime trupore, raporton Gazeta10.
Njëri rast ka ndodhur në fshatin Malësi e Re ku i dyshuari mashkull kosovar ka goditur një femër, viktima ka marrë tretman mjekësor dhe në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën Adem Jashari ku i dyshuari mashkull kosovar ka goditur një mashkull tjetër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin rasti ka shkuar me procedurë të rrugullt.
Këtu keni dy njoftimet nga Policia e Kosovës:
“Fsh.Malësia e Re, Prizren 10.08.2022-14:45. I dyshuari mashkull Kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesi ka goditur viktimën femër kosovare- kembësore e cila ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt”,
“Rr.Adem Jashari, Prizren 10.08.2020-11:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor i cili ishte duke kaluar rrugën në vend-kalim të shënuar për këmbësor. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit mjekësor është liruar. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.” . / Gazeta10