Gazeta10

Dy ditë para takimit, evropianët rrisin presionin

Raporti:Fjolla Xheladini/Kanal10


Gjermania, Franca e Italia, sërish kanë kërkuar nga Kosova e Serbia që ta shfrytëzojnë momentin dhe në takimin e 18 marsit në Ohër, ta pranojnë propozimin evropian dhe të ecin drejt integrimeve euro-atlantike. Këshilltari i kancelarit, Olaf Sholz, ai i presidentit Emmanuel Macron dhe i kryeministres italiane Giorgia Meloni, në një deklaratë të përbashkët, kanë thënë se kjo është mundësia më e mirë për dy vendet.

Vetëm dy ditë para takimit shumë të rëndësishëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, presioni ndërkombëtar është rritur tek Kosova e Serbia për zbatimin e planit evropian.

Këshilltari i kancelarit, Olaf Sholz, ai i presidentit Emmanuel Macron dhe i kryeministres italiane Giorgia Meloni, në një deklaratë të përbashkët, kanë kërkuar reflektim nga liderët Kurti e Vuçiqi, në takimin e së shtunës në Ohër.

Tre të dërguarit e këtyre shteteve, Emmanuel Bone, Jens Plotner dhe Francesco Tolo, takimin e 18 marsit, e kanë quajtur një mundësi për një të ardhme të mirë.

“Liderët tanë, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgina Meloni, na kanë ngarkuar ne, që t’i ofrojmë mbështetje përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak në arritjen e hapit të madh në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Me tutje në letër përfaqësuesit e këtyre shteteve të fuqishme evropiane, kanë thënë se mbështesin fuqishëm rrugëtimin e dy shteteve drejt anëtarësimit në BE, duke shtuar se raporti i pazgjidhur mes dy shteteve paraqet rrezik për sigurinë në tërë Evropën.

“Ai destabilitet në të cilin jemi vazhdimisht në prag të përshkallëzimit të dhunës duhet të marrë fund. Duhet të marrë fund sepse me të drejtë qytetarët e Evropës pyesin se si Serbia dhe Kosova do të ulen ndonjëherë në të njëjtën tryezë në Bruksel si miq dhe partnerë, kur të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian? Si mund t’i bindim qytetarët tanë se ofrimi i mbështetjes për Serbinë dhe Kosovën është një ide e mirë?”

Përveç situatës së sigurisë, në këtë deklaratë Bone, Plotner e Tolo kanë kërkuar që të ndërtohen marrëdhënie miqësore, e bashkëpunim rajonal me një treg të vetëm.

“Dhe kjo e ardhme, në fund të fundit, hap rrugën për realizimin e premtimit të dhënë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, që është anëtarësimi në Bashkimin Evropian si partnerë të barabartë, sapo të plotësojnë kriteret. Mundësia për të nisur atë të ardhme është tani. Kjo është arsyeja pse ne propozuam një projekt-marrëveshje të re dhe të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila u miratua nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe që mbështetet aktivisht nga liderët tanë dhe partnerët tanë amerikanë”.

Kërkesë për arritje të marrëveshjes e normalizim të raporteve mes Kosovës e Serbisë kanë bërë edhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar.

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë