Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy dreka e darka kushtuan mbi pesë mijë euro – Komuna e Prishtinës: Shpenzimet i ekzekutojmë me kujdes

Gazeta10
08 Shtator 2022 - 22:52

Komuna e Prishtinë ka dalë me një sqarim lidhur me shumat enorme të cilat i ka shpenzuar për një drekë dhe një darkë në dy nga restorantet luksoze në kryeqytet.

Sipas Komunës, përmbledhja e faturave të shpenzimeve në vlerë të 3,393 euro e 25 cent në restorant “Soma” është shpenzim brenda periudhës njëmujore për pritjen e mysafirëve dhe delegacioneve nga jashtë, si dhe shpenzime të dedikuara për dreka pune.

Kurse, fatura tjetër në vlerë prej 2,100 eurove në restorant “Tifanny”, është shpenzim për pritjen e organizuar për mysafirët e ardhur për Manifesta.

“Ju sigurojmë se qeverisja aktuale e Kryeqytetit të gjitha shpenzimet i ekzekuton me kujdes, në përputhje me rregullore dhe procedura, duke siguruar përfaqësim dhe mikpritje të denjë për mysafirët e Kryeqytetit”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

Megjithatë, për këto dy shpenzime mijëra euroshe nga Komuna e Prishtinës, bëri që LVV-ja të hedhë kritika të ashpra gjatë ditës së sotme drejtuar udhëheqësve të këtij institucioni.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.