
Përplasja në ajër e dy helikopterëve gjatë përpjekjes për t’u ulur në rajonin e malit Everest, në Nepal, përfundoi me rrëzimin e tyre, duke lënë një të vdekur dhe një të plagosur.
Policia dyshon se personi që humbi jetën ishte shtetas indian.
Duke folur për agjencinë e lajmeve AFP, kreu i policisë së distriktit Solukhumbu, Nabin Raja Budhathoki, bëri të ditur se njëri prej personave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Personi tjetër u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
Në rrjetet sociale po shpërndahen pamje që kanë fiksuar çastin kur dy helikopterët u përplasën në aksidentin tragjik.
WATCH: 2 helicopters collide into each other in Everest Base camp in Solukhumbu, Nepal, killing 1 person and injuring another. pic.twitter.com/uaFnX6FpjV
— AZ Intel (@AZ_Intel_) November 3, 2026