Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy persona humbin jetën në një aksident tragjik në Gjermani, u përplasën me kamionin e Kryqit të Kuq

Gazeta10
10 August 2026 - 8:56

Një kamion i Kryqit të Kuq Gjerman dhe një motoçikletë me dy persona u përplasën në një rrugë rurale në landin e Rheinland-Pfalz. Aksidenti ndodhi pranë hyrjes së një qendre të Kryqit të Kuq.

Sipas policisë, kamioni, i cili po vinte nga drejtimi i Notscheid, u përplas me motoçikletën që po lëvizte në drejtim të kundërt. Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti 38-vjeçar dhe pasagjerja e tij 33-vjeçare humbën jetën në vendngjarje, raporton Bild.

Paraprakisht, policia dyshon se shoferi 35-vjeçar i kamionit po tentonte të kthehej dhe nuk e kishte parë motoçikletën që po vinte përballë. Megjithatë, rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë përcaktuar.

Dy personat në motoçikletë pësuan plagë të rënda. Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të ekipeve të emergjencës, ata nuk mundën të mbijetonin. Shoferi i kamionit pësoi shok dhe u transportua në spital për trajtim.

Rruga u mbyll për rreth katër orë për shkak të hetimeve dhe punës së ekipeve të emergjencës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
10 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.