
Gjatë ditës së djeshme dy persona janë therur me thikë nga një mashkull tjetër, në Prizren.
Si pasojë e rastit, të dy viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
Ndërkohë, të dy ata janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
I dyshuari është në arrati dhe rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 12.02.2024 – 23:20. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit, pasi që dyshohet se janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.