Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy profesorë rrihen brenda shkollës në Ferizaj

Gazeta10
30 January 2026 - 10:22

Dy mësimdhënës janë përfshirë në një përleshje fizike dje në një shkollë të mesme në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:25, në korridorin pranë sallës së mësimdhënësve, ku janë përfshirë dy profesorë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, situata është qetësuar menjëherë nga drejtoria e shkollës.

“Të dyja palët janë paraqitur në stacion policor dhe janë intervistuar nga Njësia e Hetimeve. Me urdhër të prokurorit, rasti është përpiluar “shënim zyrtar”, tha tutje Kanuni./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.