Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy seanca plenare mbahen këtë të enjte

Gazeta10
25 Mars 2024 - 12:45

Të enjten do të mbahen dy seanca plenare.

Këtë e ka bërë të ditur shefja e grupit parlamentar e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.

Ajo tha se seanca e parë nis në orën 10:00 dhe është me kërkesë të 40 deputetëve lidhur me kontratat njëburimore, ndërkohë seanca e dytë nis në orën 12:00, pjesë e së cilës do të jenë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga ato të kaluarat.

Kusari Lila poashtu bëri me dije se më 11 prill do të mbahet një seancë e veçantë, në përvjetorin e 25-të të Betejës së Kosharës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
11 Shtator 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.