Gazeta10

“Dy Shqiprimat” s’bëhen bashkë për çështje shqiptare

Raporti: Saranda Aliu/Kanal10

Politikanët dhe udhëheqësit e institucioneve të Luginës së Preshevës, po shpresojnë që në takimin e së shtunës në Ohër, të përfshihet edhe kërkesa e tyre për respektim të të drejtave në Serbi, ashtu siç kërkojnë serbët në Kosovë. Ata thonë se pas përpjekjeve politike shumë vjeçare, t’iu stagnohet të drejtat e tyre. Megjithatë, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, nuk ka pranuar ta nënshkruajë dokumentin e dorëzuar në BE, pasi sipas tij, i njëjti është bërë për konsum të brendshëm politik.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët as rreth kërkesës për përfshirjen e tyre në zbatimin e propozimit evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dy prej përfaqësuesve politikë, nuk e kanë nënshkruar një kërkesë të tillë, e cila i është dorëzuar faktorit ndërkombëtar, si dhe palëve negociuese.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi dhe nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu, nuk e kanë nënshkruar këtë dokument, përmes së cilit ndër të tjerash është kërkuar që çështja e shqiptarëve të trajtohet në takimin e Ohrit.

Arifi ka thënë se nuk e ka nënshkruar dokumentin, me arsyetimin se është bërë vetëm për konsum të brendshëm politik.

Sidoqoftë, përfaqësuesit e tjerë politikë presin që çështja e shqiptarëve të Luginës të diskutohet në takimin e së shtunës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas tyre, të drejtat të cilat po u garantohen serbëve nga plani evropian, të njëjtat duan t’i kenë edhe shqiptarët e Luginës.

Të drejtat e pakicave kërkojnë trajtim të barabartë. Rrugëtimi i vendeve të rajonit drejtë BE-së bëhet më i lehtë vetëm nëse pakicat trajtohen në mënyrën e merituar e në përputhje me standardet evropiane. Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk guxojnë të mbeten pakica e vetme e cila, përtej përpjekjeve politike shumëvjeçare, vazhdon të stagnojë në realizimin e të drejtave të saja.- Shaip Kamberi- Deputet i Kuvendit të Kosovës

Përfaqësuesit politik dhe institucional të komunave me shumicë shqiptare, shpresojnë që kërkesa e tyre e adresuar me shkrim në Bashkimin Evropian, të përfillet në takimin në Maqedoni të Veriut.

Megjithatë, një kërkesë e tillë sipas Kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi nuk është bërë në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

Në planin evropian që përbëhet nga 11 pika, në asnjërën prej tyre nuk përfshihen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

Futja e çështjes së shqiptarëve të Luginës në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre, por që asnjëherë nuk ishte marrë parasysh.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë