Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dy vjet në pushtet, VV: Arritëm shumë, opozita: Qeverisje e dështuar

Gazeta10
22 March 2023 - 19:03

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Deputetët e opozitës kanë hedhur kritika për punën dy vjeçare të Qeverisë Kurti pikërisht në ditën kur kjo Qeveri mbush dy vite prej kur edhe e ka marrë mandatin. Derisa të kundërtën e thonë nga partia që udhëheqë me pushtetin. Ata thonë se brenda këtyre dy viteve Qeveria Kurti numëron shumë sukese.

Sot janë bërë dy vjet prej Albin Kurti mori besimin e deputetëve për të udhëhequr me Qeverinë e Kosovës.

E për udhëheqjen dy vjeçare, kreu i ekzekutivit ka lavdëruar vetën dhe kabinetin e tij qeveritar, për siç ka thënë ai, arritje të rezultateve në shumë fusha.

Për këto dy vite, Kurti tha se buxhetit të shtetit i janë shtuar mbi 700 milionë euro, krejt si rezultat i qeverisjes së mirë

Sikurse shefi i tyre në parti, mendojnë edhe deputetët e pushtetit, ndonëse, thonë që ka mundur të ishte qeverisja edhe më mirë.

Deputetja e LVV-së Fitore Pacolli ka thënë se kjo Qeveri ka arritur që për dy vite ta ulë dukshëm korrupsionin.

Derisa, deputeti Eman Rrahmani, ka vlerësuar se gjatë këtyre dy viteve ka pasur vend për punë me të mirë.

Por krejt ndryshe qeverisjen dy vjeçare, po e shohin opozita.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka përmendur një numër dështimesh të kësaj Qeverie.

E sipas deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, kjo Qeveri e cila ka vota të mjaftueshme në Kuvend, nuk ka ditur dhe nuk ka punuar sa duhet.

Me 22 mars të vitit 2020, Qeveria Kurti II ishte votuar në Kuvendin e Kosovës, për të mandatin katër vjeçar. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.