Gazeta10

Dyfishohet numri i të prekurve me linë e majmunit në Serbi

Në një periudhë prej dhjetë ditësh, numri i të sëmurëve nga lija e majmunëve në Serbi është dyfishuar, transmeton Gazeta 10.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik të Serbisë “Dr. Milan Jovanovic Batut”, më 26 korrik ishin 10 pacientë, ndërsa më 5 gusht janë regjistruar 23 raste. Të gjithë të infektuarit janë meshkuj të moshës 22 deri në 44 vjeç.

Numri më i madh i personave të infektuar në Serbi është regjistruar në Beograd. Instituti i Shëndetit Publik të Qytetit deklaroi se nga 20 raste të regjistruara në Beograd, transmetimi lokal u konfirmua në nëntë, infeksion përmes kontaktit me një person të sëmurë në Serbi.

Në fund të korrikut, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli epideminë e lisë së majmunëve një emergjencë shëndetësore.

Deri më tani, pothuajse 27 mijë raste të sëmundjes janë konfirmuar në 88 vende, kryesisht në meshkuj që kanë pasur marrëdhënie seksuale me meshkuj.

Lija e majmunëve është një sëmundje endemike në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë