Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshime për varrezë masive në bodrumin e ish -Shkollës Teknike në Obiliq? Policia në vendngjarje

Gazeta10
08 September 2026 - 13:44

Ish-shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit.

Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje e objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një gropë të madhe.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në këtë objekt ishte zbuluar edhe një ambulancë që dyshohej se i përkiste strukturave ilegale serbe.

Gjithashtu dyshohet se në këtë objekt mund të ketë edhe një varrezë masive nga lufta e fundit në Kosovë.

Për këto pretendime deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet.

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.