Lista Serbe ka thënë se shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit të premten vonë është kundër interesave të popullit serb. Ata kanë kërkuar hetim të menjëhershëm nga KFOR-i dhe EULEX-i, ndërsa kanë thënë se një kompani shqiptare ka punuar para disa dite në veri.
Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq ka komentuar shpërthimin në Zubin Potok, duke thënë se nga ky shpërthim do të pësojnë edhe shqiptarët edhe serbët.
“Shpërthimi në veri për neve është katastrofale. Në qoftë se kjo është dorë e njeriut atëherë ata njerëz nuk janë as racionalë as të mençur”, ka thënë Jabllanoviq në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Jabllanoviq ka sqaruar edhe deklaratën e Listës Serbe se para disa ditëve një kompani shqiptare ka zhvilluar punime në Ibër Lepenc.
“Natyrisht që tema që e kemi biseduar me qytetarët të cilët i kam takuar në Zubin Potok më kanë treguar që disa kompani me emra të ndryshme shqiptare janë duke punuar në veri për sanimi…”, ka thënë Jabllanoviq. /Gazeta10/