Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprat penale “mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”.
Përmes një komunikate për media, thuhet se Departamenti Special, ka bastisur pesë lokacione të ndryshme, katër në rajonin e Prishtinë dhe një në rajonin e Gjilanit.
Tutje, bëhet e ditur se të arrestuarit me veprimet e lartëcekura, kanë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha, ku me qëllim të futjes në sistemin financiar të RKS-së, dyshohet të kenë kryer veprën penale “shpëlarje e parasë”.
“Bastisja është kryer me qëllim të gjetjes së dëshmive materiale dhe arrestimit të të dyshuarve të cilët dyshohet që në periudhën kohore 2020/2024 kanë kryer veprat penale ‘mashtrim’, ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë, me të cilat veprime të dyshuarit dyshohet të kenë përfituar mjete materiale në vlera të mëdha të cilat më pas, me qëllim të futjes në sistemin financiar të RKS-së kanë kryer veprime të shumta me të cilat dyshohet të kenë konsumuar veprën penale ‘shpëlarja e parasë”, thuhet në komunikatë.
Derisa, në vijim kanë renditur dëshmitë e sekustruara gjatë bastisjes:
-Tre folderë/dosje me dokumentacion të ndryshëm si kontrata, autorizime, certifikata të pronave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara
-Një revole e tipit VIZOR 50 cal 7.65, një karikator me 7 fishekë, dy karikatorë të zbrazur të armës AK-47, 58 copë municion të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municion 12/A të armës së gjuetisë
-Një veturë BMW ngjyrë e zezë me targa vendore, viti prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.)
-Një veturë Volksëagen-VË Tiguan ngjyrë zezë me targa vendore, viti i prodhimit 2017 pronë e të dyshuarit (V.C.)
-Një telefon HUAËEI
-Tre telefon IPHONE
-Një laptop
Njëherit, kanë njoftuar se të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit të lëndës, iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Ndërsa me vendim të prokurorit është lëshuar urdhërndalues i përkohshëm për:
-39 banesa të ndryshme, shprehur në (m2) 3,929.52 m2
-30 garazhe
-dy lokale afariste
-17-parcela tokësore të lokalizuar në lokacione të ndryshme të shprehura në (m2) 29,903.00m2
-janë bllokuar 5 xhirollogari të personave të dyshuar ku janë ngrirë 179,560.25 €.