Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se dy të dyshuarit për sulmin ndaj kapitenit Besart Ahmeti janë djemtë e një zyrtari policor

Gazeta10
06 September 2026 - 21:22

Dy personat që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj kapitenit të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, në zonën e Prishtina Mall, janë djemtë e një zyrtari policor.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që dyshohet se nisi për çështje parkingu, e cila më pas eskaloi në konfrontim.

Sipas informacioneve në përleshje janë përfshirë dy persona, të cilët dyshohet se kanë sulmuar kapitenin Ahmeti.

Mësohet se të dy të dyshuarit janë vëllezër dhe djemtë e një zyrtari të Policisë së Kosovës.

Pas incidentit, në rast janë përfshirë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më pas është angazhuar edhe Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh).

Të gjitha palët e përfshira janë shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku kanë nisur veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.

Për rastin është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësinë eventuale të secilit prej personave të përfshirë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.