Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se ka ra nga kulmi i një shtëpie, vdes një punëtor në Prizren – arrestohet punëkryesi

Gazeta10
14 July 2026 - 9:09

Një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga kulmi i një shtëpie në Prizren, gjatë kryerjes së punimeve.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik 2026 në rrugën “Kalaja e Krujës”, ku viktima, mashkull kosovar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth tetë metrash.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.“Rr. Kalaja e Krujës, Prizren 13.07.2026 – Koha NN. Dyshohet se viktima mashkull kosovar, kishte rënë nga një kulm i shtëpisë nga lartësia 8 metra, ku si pasojë viktima kishte vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML-Prishtinë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punë-kryesi ku ka ndodhur rasti, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 0rë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.