Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se një person ka vdekur pas një aksidenti në Bresje të Fushë Kosovës

Gazeta10
22 February 2026 - 21:48

Në një aksident që ndodhi para pak minutave në Bresje të Fushë Kosovës, një person dyshohet se ka mbetur i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët që janë në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Klan Kosova mëson se në vendin e ngjarjes janë shumë pjesëtarë të policisë të cilët edhe e kanë bllokuar rrugën nga Prishtina në drejtim të Pejës.

Ndërkohë, edhe më tej trupi i personit të aksidentuar ndodhet i shtrirë në rrugë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti kurse qarkullimi i trafikut është devijuar në rrugë të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.