Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

Gazeta10
06 September 2026 - 8:54

Policia ka njoftuar se të shtunën rreth orës 14:05, në Lipjan, dy persona meshkuj, shqiptarë dhe shtetas të Republikës së Shqipërisë, dyshohet se kanë hyrë në një objekt fetar (xhami).

Sipas policisë, të dyshuarit dyshohet se me mjet të fortë kanë hapur arkën e bamirësisë dhe kanë vjedhur një shumë parash.

Pas hetimeve policore, dy personat janë arrestuar. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË/Lipjan / 05.09.2026 – 14:05. Dyshohet se dy persona meshkuj shqiptar shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë hyrë në objektin fetar (xhami) dhe me mjetë të fort kanë hapur dhe vjedhur një shumë parash nga arka e bamirësisë. Pas një hetimi policore janë arrestua dhe urdhër të Prokurori janë dërgua ne mbajtje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.