
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku dyshohet se disa persona mbetën të lënduar nga rënia e një mjeti punues.
Sipas burimeve, përveç se e ka zënë personin, vinçi ka rënë edhe mbi kulmin e një shtëpie që ndodhet pranë kantierit, raporton Gazeta10.
Burimet e Kanal10 bëjnë të ditur se personi i përfshirë ende nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ekipet emergjente dhe autoritetet përkatëse ndodhen në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës./Gazeta10