Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet sërish për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, rrethohet zona

Gazeta10
30 June 2026 - 8:56

Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes ka mobilizuar mëngjesin e sotëm, Policinë e Kosovës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar perimetrin me shirita sigurie dhe kanë kufizuar qasjen në zonë.

Njësitet e specializuara janë duke kryer kontrolle dhe ekzaminime për të verifikuar informacionin.

Deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një mjet shpërthyes apo për një alarm të rremë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.