
Rreshteri i FSK-së, Xhafer Igrishta ka njoftuar sot se pas 14 vitesh shërbim sot ka lënë zyrtarisht këtë punë.
Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se arsyeja e largimit është punësimi në Gjermani.
“Pas një shërbimi prej 14 vitesh si rreshter në FSK nga sot e tutje edhe zyrtarisht nuk jam pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës pasi që me vetë dëshirë për arsye se kam lidhur një kontratë punë në Gjermani”, ka shkruar ai.
Gjithashtu ai për gjatë këtyre 14 viteve ka shërbyer si pjesë e misioneve jashte vendi ku vlen të theksojm në misionin e fundit për shpetimi te njerëzve ne Hatay të Turqisë.
Po ashtu ai është shprehur shumë krenar që i ka shërbyer vendit të tij për gjatë këtyre vitëve dhe i uron suksese të gjithëve ushtarëve të FSK-së dhe uron që shumë shpejt të integrohen në NATO.
