Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E di Sllavko”, “Zdravo banda”- Abazi i revoltuar shpërndanë fotografi të printuara kundër VV-së

Gazeta10
14 Shtator 2023 - 11:36

Deputeti Haki Abazi, në seancën  e Kuvendit, ka shpërndarë pankarta kundër qeverisë.

Abazi tha se pozita e hapi debatin në Kuvend, me ‘suksesin e Lojërave Mesdhetare’ mirëpo nuk bëri zë kur ‘shokët i erdhën në Kuvend’ – duke iu referuar Listës Serbe.

 “Shumë kisha dashtë me thanë fillim të mbarë, kur del partia në pozitë dhe flet për Lojërat Mesdhetare që kanë me u mbajtë në vitin 2030, është tuj dashtë me humbë vëmendjen prej Radojçiqit”, tha deputeti Abazi, raporton Gazeta10.

I revoltuar Abazi ka vazhduar të shpërndaj fotografitë derisa ngriti duart me fotot e aferës ‘Zdravo’.

“Ka edhe Radojçiq edhe koordinim me ata shokët e juaj që erdhën këtu e nuk guxoni më bë zë. Edhe e paguani rrymën si ata që kanë qenë në pushtet qe 20 vjet. Jeni të njëjtit që ia vazhdoni mandatin e EULEX-it për me i bastis shtëpitë e veteranëve të UÇK-së, vetë i keni rrotullu makinat e EULX-it. Është një listë e gjatë e gjërave që jo Mesdheu, po as Oqeani nuk mundet me i mbulu”, tha Abazi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.