
E diela e 21 janarit e sjellë një edicion special të emisionit “Kampionët”.
Kësaj here, “Kampionët” vjen tek ju, ekskluzivisht nga Turqia, aty ku është ‘zhvendosur’ futbolli kosovar.
Gjatë këtyre ditëve, në Antalia të Turqisë është mbajtur Superkupa e Kosovës, si dhe dhjetëra klube kosovare po shijojnë vendin për përgatitjet për stinorin pranveror.
E me këtë shkas, ekskluzivisht për mikrofonin e Kanal10 ka folur edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.
“Ishim në dijeni për rastin e Arb Manajt, i cili nuk ka të drejtë loje këtë sezon dhe tashmë është zyrtare se nuk do të luajë” – tha ai.
Tutje, ai tha se te Drita nuk janë të brengosur, pasi janë të bindur se kanë një lojtarë me potencial për dy vitet e ardhshme të kontratës së tij.