Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E e zë ashensori – vdes një 54-vjeçar në Pejë

Gazeta10
04 October 2022 - 18:32

Një person sot ka vdekur në Pejë, pasi e ka zënë ashensori.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar.”, ka thënë ai.

Më tej, është bërë e ditur se trupi i trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.