Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

E FUNDIT: Abdixhiku sot do të pritet në Departamentin Amerikan

Gazeta10
15 November 2022 - 15:16

Ka arritur delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës që udhëhiqet nga kryetari i saj Lumir Abdixhiku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta10.

Delegacioni i LDK-së sot pritet të zhvillojë një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington.

Sipas komunikatës për media, takimi i parë zyrtar i Abdixhikut është me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përveç kryetarit të LDK-së, pjesë e delegacionit janë Kujtim Shala, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, Kryetare e Forumit të Gruas dhe Alush Gashi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.