
Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër, i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:50, në rrugën “Medlin Olbrajt” në Pejë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe ende nuk është arrestuar.
Në raportin policor thuhet:
“Rr. Medlin Olbrajt, Pejë 08.07.2026 – 11:50. Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili e ka goditur disa herë me kondak të pistoletës në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.