Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“E kam ble 100 euro në Fushë Kosovë”, Hysen Durmishi deklarohet për jaknen 1600 euro që u përfol sot

Gazeta10
26 November 2023 - 15:12

Numri i dy i Infrastrukturës u pa me numrin një të këtij dikasteri duke inspektuar rrugët e mbuluara nga bora në mesnatën e së dielës. Ajo që ra në sy ishte xhaketa e Durmishit, e firmës ‘Canada Goose’. Produkti origjinal i kësaj xhakete kushton 1,600 euro. Megjithatë, Durmishi ka mohuar se e ka blerë aq, duke thënë se i ka kushtuar 100 euro.

Durmishi është pyetur nëse xhaketa është origjinale apo imitim, ai ka thënë se e ka blerë 100 euro në një butik në Fushë Kosovë.

“Këtë jakne e kom ble 100 euro në [emri i butikut] n’Fushë Kosovë, mundeni me shku me pytë sa kushtojnë këto jakne, as s’më ka interesu çfarë firme është, e kam ble m’u duk e mirë për dimën, para një kohe. S’kom mundësi me ble jakne 2 mijë euro, edhe po t’i kisha nuk do ta kisha ble”, deklaroi ai për Insajderin.

Durmishi është pyetur edhe për çështjen e imitimit të produktit origjinal, që përbën vepër penale, mirëpo ai ka thënë se për një gjë të tillë duhet të flasin ata që shesin këto produkte.

“Kjo është çështje që duhet me u marrë me ata që shesin këto. Besoj, me letra janë në rregull [butiku]”, ka

Fotografitë me xhaketë ai i ka publikuar mbrëmë në ‘Facebook’ përkrah ministrit Aliu, teksa ka thënë se “organizimi i mirë” dhe “puna e palodhshme” po bëjnë që rrugët të jenë të kalueshme në mesnatë.

“Bashkë me ministrin Liburn Aliu duke parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve nga bora. Organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë”, ka shkruar Durmishi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.