Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E kanë vra mundësinë me nxjerrë një fitore të madhe pas Banjskës!” – Haradinaj kritikon Qeverinë

Gazeta10
18 Shtator 2024 - 21:19

Më 24 shtator bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë, aty ku mbeti i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku. Kjo çështje u diskutua sonte në Politiko me Kushtrim Sadikun me të ftuar kreun e  AAK-së, njëherëshit edhe kandidatin për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, Ramush Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast përgëzoi Prokurorinë Speciale të Kosovës për punën e bërë në ngritjen e aktakuzës, raporton Gazeta10.

“Mendoj që ka pas hapsirë për një hetim ndërkombëtar për këtë rast, pra ka pasur bazë sepse sulmi ndodhi nga pjestarët e një shteti tjetër, qofshin edhe qytetarë të këtushëm por që kanë ardhur prej një shteti tjetër që sulmuan rendin kushtetues, rrezikuan jetën e personelit ligjor por edhe të personelit ndërkombëtar pasu KFOR-i ishte aty. Unë kam qenë ithtar i një hetimi dhe gjykate ndërkombëtare lidhur me këtë rast, megjithatë i përgëzoj për punë Prokurorinë Speciale të Kosovës për ngritjen e një aktakuze me kualitet të mirë”, deklaroi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj lidhur me deklaratën e kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufca se ngritja e aktakuzës është e vonuar tha se ata e kanë vrarë mundësinë për fitore më të mëdha.

“Këta janë jo serioz, e kanë vra mundësinë e Kosovës me nxjerr një fitore shumë të madhe pas sulmit terrorist të Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai. /Gazeta10

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Nëntor 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.