
Analisti Halil Matoshi ka debatuar ashpër me deputetin e LVV-së, Arbër Rexhajn lidhur me Asociacionin.
Matoshi i ka thënë Rexhajt se e kanë pranuar Asociacionin.
“Vetë Halili mu me ka kritikuar se nuk e kemi pranuar Asociacionin, sepse duhet me e pranu”, ka thënë Rexhaj.
Derisa, Matoshi i tha tregoni që e keni pranuar Asociacionin.
“Po e keni prani Z. Rexhaj, o bonu djalë i mirë tregojuni qytetarëve që e keni pranuar”, ka thënë Matoshi.
Tutje Matoshi e ka quajtur mashtrues deputetin Rexhaj, pasi tha se Kusari-Lila nuk ka komunikuar me Radojçiqin.
“Ky deputeti i pushtetit del e jep mashtrime, manipulime, Zonja Kusari-Lila e pranoi mbrëmë që ka biseduar me Milan Radojçiqin dhe po për ligjin për pagën, deputeti e mohon. këta po mendojnë që shoqëria u çmend dhe kërkush nuk dëgjon lajme. Ju po e sabotoni shtetin e juaj, nuk ndodh në demokraci që shumica me e lëshu Kuvendin”, ka thënë Matoshi.
“Në indinjatën me të thellë ky i përdori dy shprehje mashtrues, manipulantë, si duhet me debatu unë me Matoshin tani, me e ndal kamerën me e ndërpre debatin a çka, kur po flas unë për gjuhen denigruese është kjo që po fol ai”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta 10/