Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E konfirmon policia, shkon në tetë numri i të arrestuarve

Gazeta10
26 September 2023 - 16:29

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 8 numri i personave të arrestuar si të dyshuar për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, si dhe u plagosën dy policë të tjerë.

Në detajet e fundit që ka dhënë policia, u bë e ditur se në manastir ndër tjera është gjetur edhe një helmet e Policisë së Kosovës e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Poashtu, aty janë gjetur edhe dy armë të gjata AK 47.

Policia ka deklaruar se njësitet policore në rrethanat e krijuara në zonën e fshatit Banjskë, po qëndrojnë afër qytetarëve, duke iu ofruar siguri dhe duke iu mundësuar e ofruar ndihmë sipas nevojave dhe kërkesave të banorëve.

Policia ka njoftuar se mjetet e konfiskuara dje përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe të armëve të ndryshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.