As në ditën e mërkurë të kësaj jave nuk është shënuar ndonjë incident e tension, në veriun e Mitrovicës, ku edhe janë të vendosura barrikadat në pikat kufitare që çojnë në drejtim të Serbisë.
Kështu ka raportuar në një lidhje direkte nga atje, përkatësisht nga Ura e Ibrit gazetarja e Kanal10, Gresa Bardhecaj në Politiko, shkruan Gazeta10.
“Ndohemi në Urën e Ibrit, që ndan veriun e Mitrovicës me atë të jugut. Këtu janë të vendosur edhe karabinierët Italian që vazhdimisht e monitorojnë këtë pjesë. Situata edhe gjatë ditës së sotme ka qenë e qetë edhe në fshatin Rudar të Sveçanit si dhe në Lagjen e Boshnjakëve, dhe se nuk është shënuar asnjë tension. Por, s’ka pasur frekuentime të shpeshta të qytetarëve e as të automjeteve”, tha Bardhecaj nga veriu./Gazeta10