Duhet Lexuar

“E mora dënimin për atë veprim të turpshëm, rashë në kurth”, zbardhet deklarata e Gjicit në gjykatë

Gazeta10
26 Qershor 2023 - 17:42

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, i cili ra në pranga ditën e shtunë me kërkesë të SPAK-ut, pas publikimit të videoskandalit ku shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë së bashku me Alma K.

Në sallën e gjyqit Gjici është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“S’ka asnjë procedurë të nisur për tender ose praktikë, s’kam bërë asgjë. U ndëshkova për atë gabim që bëra. E mora dënimin për atë veprim të turpshëm, rashë në kurth”, mësohet të jetë shprehur Gjici.

Ndërkaq është vendosur arrest shtëpie edhe për Alma Kaçin, gruan e videoskandalit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.