Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“E papranueshme” – Ambasadori Bajrami i reagon BE-së që kritikoi shtetet e rajonit për vizat ndaj Kosovës

Gazeta10
05 December 2022 - 23:05

Nga Brukseli ka ardhur reagimi i Agron Bajramit, ambasador i Kosovës atje. Ai ka reaguar në lidhje me vërejtjet që Komisioni Evropian ia bëri Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi mos për vendosjen e vizave për kosovarët.

Sipas Bajrmait kjo gjetje e Komisionit Evropian është shqetësuese dhe e papranueshme, meqë Kosovës për vite me radhë i është refuzuar lëvizja e lirë në zonën shcengen.

“Absolutisht e papranueshme për Komisionin Evropian  për të renditur Kosovën si një nga vendet e treta të kërkuara për viza që kërkon Malin e Zi dhe Maqedonisë të Veriut të prezantojë viza për Kosovën. Veçanërisht shqetësuese pasi Kosovës me vite iu mohua padrejtësisht #VisaLib! Dyfish, pasi e gjithë kjo vjen pas marrëveshjeve të Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.