Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E quajtën “biznesmen rusofil”, Pacolli-Osmanit: Të votova, po rrezikoni sigurinë time dhe të familjes, dilni me fakte

Gazeta10
08 August 2024 - 20:08

Kur lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli tha për incidentin e presidentes, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit, duke thënë se “nuk ekziston imunitet që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan…”, nga presidenca ai u godit duke e quajtur “biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”.

Sot, Pacolli i thotë presidentes Osmani se “me këto akuza, institucioni juaj po rrezikon sigurinë” e tij dhe të familjes së tij.

Lidhur me akuzat nga presidenca, Pacolli i kërkon që të dalin me prova “përndryshe qytetarët do ta kuptojnë se nga institucioni juaj është shpifur se paku, dhe është udhëhequr një fushate linçuese ndaj meje”, shprehet ai.

Postimi i tij i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.