Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se e kanë rrëmbyer e më pas dhunuar një grua në Obiliq.
Sipas raportit të PK-së, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“RREMBIM/DHUNIM- Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta10