Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edhe Chelsea futet në garë për De Jongun

Gazeta10
24 Gusht 2022 - 9:05

Frenkie de Jong duket se i ka ditët e numëruara në Barcelonë, raporton Gazeta10.

Mesfushori holandez mund të largohet nga “Camp Nou” në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Interesimin më konkret për ish-futbollistin tash e sa javë e ka shfaqur Manchester United.

Por, mesfushori kreativ po heziton të përfundojë në “Old Traffod” pasi që dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, në garë për De Jongun së fundmi ishte futur edhe Chelsea, e cila po i rivalizonte “Djajtë e Kuq”.

E mediumoi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se tash interesim për lojtarin ka shprehur edhe Bayern Munichu.

Gjiganti bavarez është i gatshëm ta marrë lojtarin në formë huazimi, me mundësi blerjeje të kartonit të tij pas një viti.

Edhe pse De Jong më me dëshirë do të preferonte të qëndrojë në Barcelonë, interes i “Blaugrana” është që ta shesin atë.

Përfaqësuesi holandez nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou” që prej transferimit të tij nga Ajaxi dhe duket se trajneri Xavi Hernandez ka plane të tjera./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.