Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Edhe LDK e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Gazeta10
30 December 2022 - 16:20

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, raporton Gazeta10.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ky ligj është dërguar si kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë.

 “Sot në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë”, ka thënë ai për EO.

Ai ka thënë se LDK vlerëson se ky Ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Ne si LDK vlerësojmë se ky Ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend, që është Marrëveshja për Stabilizim Asociimit dhe në kundërshtim me ligjet tjera”, tha Gashi.  

Këtë Ligj në Kushtetuese e ka dërguar edhe Partia Demokratike e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.