Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Edi Rama përkujton komandantin Adem Jashari në 68-vjetorin e lindjes së tij

Gazeta10
28 November 2023 - 11:46

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, e ka përkujtuar komandantin legjendar Adem Jasharin për ditën e lindjes së tij.

Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se Adem Jashari iku nga kjo botë duke e lënë trupin pajetë si monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku e mbante flamurin kombëtar.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit. LAVDI”, ka shkruar Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.