Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga ura e përfunduar e Hoxharës në Fier, që lidh qytetin me pjesën e bregdetit të Semanit, Dermenasit dhe Darëzezës.
Rama shprehet se ka nisur një kapitull i ri zhvillimi turistik, raporton Gazeta10.
“Mirëmëngjes dhe me urën e sapopërfunduar të Hoxharës në Fier, një investim me rëndësi për lidhjen e qytetit me bregdetin e bukur të kësaj zone atë të Semanit, Dermenasit dhe Darëzezës, ku po çelim një kapitull të ri zhvillimi turistik, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama./Gazeta10