Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka miratuar emërimin e legjendës së basketbollit.
“Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 23, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 01.10.2024, pas shqyrtimit të propozimit nga Komisioni për Intervista, Bordi i FBK-së miraton emërimin e ish-basketbollistit Edmond Azemi në pozitën e Koordinatorit të Përgjithshëm të Programit Afatgjatë FBK – MKRS 2024-2029. Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij”, thuhet në vendim.
Edmond Azemi është basketbollisti më i trofeshëm në vendin tonë me Prishtinën, derisa ka qenë edhe pjesë e Kosovës A, ku për shumë vite ka dhënë maksimumin për Dardanët.