
Egzon Qerimi nga sot e tutje nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Llapit.
Qerimi i ka përfunduar kontrata me skaudrën nga Podujeva në fund të këtij edicioni dhe të dyja palët kanë rënë dakord për të mos e vazhduar bashkëpunimin.
Ai erdhi te Llapi në janar të këtij viti dhe vendosi që t’i jap fund aventurës së tij te kjo skaudër vetëm pas gjatë muajsh.
Gjatë periudhës së tij te ekipi llapjan, ai ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Mesfushoti 29-vjeçar në karrierën e tij ka luajtur edhe për skaudrat si Dukagjini, Ulpiana, Trepça, Onixi, KEK-u dhe Arbëria.
Llapi ka qenë mjaft aktiv në merkaton verore deri më tani ku ka transferuar futbollistët si Hamdi Namani, Ilir Blakçori, Avni Selmani dhe Elvir Gashijani.
Skuadra nga Podujeva po ashtu ka emëruar drejtori sportiv ish-futbollistin e njohur Mentor Zhdrellën.
Përveç Qerimit, nga Llapi pas përfundimit të këtij edicioni janë larguar edhe Albion Kurtaj, Andri Stafa dhe Francisco Rivera.