Analistja, Pranvera Ejupi-Hajrezaj ka kritikuar pushtetin aktual qendror dhe atë opozitar rreth deklaratave publike pas sulmi në Ibër-Lepenc.
Ejupi-Hajzeraj teksa komentoi zhvillimet e fundit, në studion e “Raport” tha se pushteti aktual, që dikur ishte opozitë mjaftë kritike, sot po i bëjnë gjërat e njejta, akoma më shumë.
“Njerëzit kanë humb, kanë pas viktima jo vetëm një po ka edhe familje të tëra që kanë humb edhe më shumë. Mos me hy te familjet që kanë viktima jashtëzakonisht të mëdhaja. Është e tmerrshme me u përdor ajo fjali. Këtyre iu ka humb argumenti, kur po hypin në pozita këto benefitet po iu pëlqejnë. Nuk e ki më edhe atë klasën politike që ka qenë përpara. Por, për të gjitha që kanë qenë ata janë ndëshkuar, por tash që vijnë këta, edhe i bjën gjërat e njejta veç më shumë, është me të vërtetë me u befasu”, deklaroi ajo. /Gazeta10
Më shumë detaje: