
Nesër Republikën e Kosovës do ta vizitojë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.
Gazeta10 nga burime të saj ka marrë vesh se Bërnabiq në Jarinjë do të jetë në orën 09:30.
Ajo do të vizitojë një kishë në pjesën veriore të Mitrovicës, Manastirin në Bërnjak, do ta vizitojë Zveçanin si dhe dy familje në Leposaviq.
Së bashku me Bërnabiq, Kosovën do ta vizitojnë edhe Petar Petkoviq – Drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, dhe Mihailo Jovanoviq – Drejtor i Zyrës për IT dhe e-qeverisje.
Vizita e Bërnabiq në Kosovë u aprovua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë e Republikës së Kosovës – në bazë të marrëveshjes së lidhur për vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Teksa, për vizitën e Bërbaniq, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në një konferencë për medie tha se pret që ajo të mos japë deklarata përçarëse sikurse kryenegociatori serb në dialog, Petar Petkoviq./Gazeta10