
Ndeshja Drenica-Gjilani, e cila u luajt në kuadër të xhiros së tretë të Albi Mall Superligës së Kosovës, dhuroi një gjest të pahijshëm për futbollin kosovar, raporton Gazeta10.
Kapiteni i Drenicës, Shkelzen Lushtaku, e kishte fyer në baza racore futbollistin e Gjilanit, Elton Calen.
Pas kësaj fyerje, skuadra e Gjilanit ka dërguar ankesë në shtëpinë më të madhe të futbollit evropiane, UEFA.


Gjatë ditës së martë, rreth këtij incidenti kanë reaguar edhe skuadra e Drenicës dhe futbollisti, Shkelzen Lushtaku.
Drenica për përdorimin e gjuhës raciste, e ka dënuar kapitenin Lushtaku me një shumë parash prej 400 eurove.

Ndërkohë kapiteni I Drenicës, Shkelzen Lushtaku, sonte ka dalë me një deklaratë ku i ka kërkuar falje Elton Cales, për incidentin që ndodhi në atë ndeshje.

Pas dërgimit të ankesës së Gjilanit në UEFA, mbetet të shihet se cili do të jetë dënimi për Lushtakun e Drenicës. /Gazeta10/