Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

EKSKLUZIVE: Kurti fton liderët në takime të ndara, Abdixhiku pranon ftesën, Hamza e refuzon

Gazeta10
07 August 2026 - 12:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takime të ndara liderët e partive politike, në një përpjekje të fundit për të zhvilluar konsultime në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

Sipas burimeve të Kanal10, ftesës i është përgjigjur pozitivisht, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.

E refuzuese ishte përgjigjja e kryetarit të PDK-së i cili edhe njëherë rikonfirmoi qëndrimin e kësaj partie.

“Ne qëndrojmë opozitë, e ju konstituoni Kuvendin”, mësohet t’i ketë kthyer përgjigje Hamza -Kurtit përmes një letre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.