
Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në një familje prizrenase të enjten rreth orës 22:45, ku djali e ka bërë për spital nënën dhe motrën e tij.
Burime të Gazeta10 bëjnë të ditur se pas një debati i dyshuari i ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij, të cilat kanë marrë lëndime trupore.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se i dyshuari është përsëritës i veprës, pasi që kishte përdorur dhunë edhe më parë.
Viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit ku edhe kanë marrë trajtimet mjekësore.
Viktimat është konstatuar se si pasojë e dhunës kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Gazeta10 nga burimet e saj mëson se i dyshuari pas dhunës është ikur nga shtëpia, mirëpo njësitet policore kanë hasur në të ku edhe e kanë shoqëruar për në stacionin policor
I dyshuari më pas me vendim të prokurorit është ndalur për 48 orë. /GAZETA10/