
Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun.
Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis Rexhbeçaj ka vendosur të qëndrojë te Augsburgu.
Kanal10 mëson nga burime të afërta me lojtarin se ai shumë shpejt do të nënshkruajë kontratë të re trivjeçare me klubin gjerman.
Rexhbeçaj erdhi te Augsburgu në vitin 2022 nga Wolfsburgu dhe që nga ajo kohë ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre.
27-vjeçari deri më tani ka luajtur nëntë ndeshje me kombëtaren e Kosovës, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.
Paraqitjet e mira të mesfushorit nga Prizreni kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për të, por ai nuk do të largohet nga Bundesliga.