Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Eksperti norvegjez pastroi puset nga të vrarët në luftën në Kosovë, shkroi edhe libër për to

Gazeta10
25 April 2023 - 19:50

Raporti: Saranda Aliu / Kanal10

Në vitin 1999, Organizata e Kombeve të Bashkuara për refugjatët e punësoi për pastrimin e puseve në të cilat ishin hedhur shqiptarët e vrarë nga ushtria serbe. E të gjitha ato që i pa, eksperti nga Norvegjia Josef Martinsen shkroi libër, për të cilin foli këtë të martë në universitetin e Mitrovicës. Ai tha se për të gjitha ato që Serbia ia bërë Kosovës, ende nuk ka marrë dënimin e merituar, për çka tha se të njëjtat serbët i quan të rreme.

Gjithë përvojën që e pati gjatë vitit 1999, kur në Kosovë pastroi puset nga trupat e të vrarëve, e shkroi në libër.

Të gjitha këto eksperti nga Norvegjia, Josef Martinsen i shpalosi përmes një ligjërate në Universitetin e Mitrovicës, që temë pati “Nga lufta në paqe”.

Për të gjitha ato që i ka bërë Serbia, tha se ende nuk e ka marrë dënimin e merituar.

“Bëhet fjalë për historinë e rreth 10,600 fëmijëve, grave dhe burrave të gjetur në 400 varre masive që u vranë gjatë 18 muajve, nga janari ’98 deri në qershor ’99. Po bëhej gjueti ndaj shqiptarëve nga policia ushtarake dhe milicia civile serbe apo jugosllave. Nga viti 2013 deri në vitin 2018 kam qëndruar në Beograd dhe kam informuar njerëzit në Beograd, në Serbi për atë që ka ndodhur në Kosovë në vitet ’98-’99. Sepse qeveria në Serbi, ata nuk flisnin për këtë. Ata refuzuan të thonë diçka për atë që serbët dhe populli jugosllav po bënin në Kosovë në ’98 dhe ’99, thjesht i mbyllën. Ata pretendojnë se ishte e rreme.”, tha Josef Martinsen- Ekspert norvegjes.

Nga Instituti shkencor kosovaro – suedez kanë thënë se duhet t’iu flitet gjeneratave të reja për gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë.

Se Serbia nuk e ka marrë dënimin e merituar për të bëmat, e thonë edhe nga Institutit për Studime Evropiane dhe Globale.

Pjesë e kësaj ligjërate, ishte edhe dekani i Fakultetit Juridik në Mitrovicë, Islam Qerimi, i clii u shpreh se UÇK-ja, ka imazh pozitiv në arenën ndërkombëtare, sepse ka zhvilluar një luftë të drejtë e mbrojtëse. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.