Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë, policia jep detaje

Gazeta10
03 July 2026 - 22:50

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë ekstraduar nga Gjermania për në Kosovë, dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar.

Në njoftim shtohet se, dy shtetasit kosovarë, F.H. dhe M.Gj.,  ishin arrestuar nga autoritete Gjermane, pasi që të njëjtit kërkoheshin përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, pasi që ishin përfshirë në vepra penale të ndara, njëri për veprën penale “Mashtrim” ndërsa tjetri për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe se të njëjtit u ishin shmangur drejtësisë.

Postimi:

Ekstradohen nga Gjermani për në Kosovë, dy persona të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

Prishtinë, më 3 korrik 2026

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 03.07.2026  ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë,  F.H. dhe M.Gj.,  nga Gjermania për në Kosovë.

Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete Gjermane, pasi që të njëjtit kërkoheshin përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, pasi që ishin përfshirë në vepra penale të ndara, njëri për veprën penale “Mashtrim” ndërsa tjetri për veprën penale “Shtytje në vrasje të rëndë” dhe se të njëjtit u ishin shmangur drejtësisë.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës, përkatësisht Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.