
Një shtetas kosovar, i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar për vepër penale që lidhet me narkotikët, është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi i personit me inicialet Sh.H. është realizuar më 9 tetor 2026, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre gjermane.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës